24 ore lajme: Keshilli i Ministrave te Shqiperise kercenon me ndjekje ligjore nje faqe-parodi te qeverise ne Internet Keshilli i Ministrave te Shqiperise kercenon me ndjekje ligjore nje faqe-parodi te qeverise ne Internet ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 May, 2008 09:04:00 Departamenti i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Këshillit të Ministrave ne nje njoftim per shtypin ben te ditur se u rithekson të gjitha medieve të shkruara dhe elektronike se adresa e faqes zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave është www.km.gov.al. Të gjitha informacionet dhe njoftimet zyrtare si dhe materialet multimediale që publikon Departamenti i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun janë të disponueshëm vetëm në këtë adresë interneti. Përdorimi nga çdo faqe tjetër interneti i të dhënave dhe fotove të regjistruara të faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave, në kundërshtim të plotë me ligjin, përbën spekulim të turpshëm dhe cenon imazhin e Shqipërisë dhe tërë shqiptarëve. Departamenti njofton se ka kontaktuar organet përkatëse hetimore dhe se do të kërkojë të merren të gjitha masat ligjore për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve Departamenti i Informacionit nuk ben me dije se per cfare spekullimi eshte fjala, me cilet eshte kontaktuar, kunder kujt eshte ankuar etj. Burime nga shtypi i Shqiperise bejne te ditur se eshte fjala per nje faqe parodi te Keshillit te Ministrave, ku behet humor dhe vihet ne loje presidenti Berisha dhe ministrat e qeverise Berisha. Ne gjithe faqen eshte e dukshme parodia dhe eshte e qarte se nuk kemi te bejme me asnje lloj spekullimi apo fallsifikimi. Faqe te tilla parodi ekzistojne pothuajse per te gjitha qeverite duke perfshire edhe qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Deri pak kohe me pare ekzistonte faqja www.whitehouse.com , e cila ishte nje faqe pornorgrafike e cila vitet e fundit eshte blere nga nje grup qe e perdor per qellime politike,por qe e deklaron se nuk ka lidhje me qeverine amerikane. Eshte hera e pare qe kercenohet me ndjekje ligjore nje krijim parodi ne Internet Faqja parodi per qeverine e shqiperise mund te shihet ne adresen http://www.keshilliministrave.org