Faqja e Pare | Shqiperia | Keshilli i Ministrave te Shqiperise kercenon me ndjekje ligjore nje faqe-parodi te qeverise ne Internet

Keshilli i Ministrave te Shqiperise kercenon me ndjekje ligjore nje faqe-parodi te qeverise ne Internet

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pamje nga faqja ku parodizohet biografia e Berishes

Departamenti i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun  pranë Këshillit të Ministrave  ne nje njoftim per shtypin ben te ditur se  u rithekson të gjitha medieve të shkruara dhe elektronike se adresa e faqes zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave është www.km.gov.al.

 

Të gjitha informacionet dhe njoftimet zyrtare si dhe materialet multimediale që publikon Departamenti i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun janë të disponueshëm vetëm në këtë adresë interneti.  

 

Përdorimi nga çdo faqe tjetër interneti i të dhënave dhe fotove të regjistruara të faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave, në kundërshtim të plotë me ligjin, përbën spekulim të turpshëm dhe cenon imazhin e Shqipërisë dhe tërë shqiptarëve.

 

Departamenti njofton se ka kontaktuar organet përkatëse hetimore dhe se do të kërkojë të merren  të gjitha masat ligjore për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve

Departamenti i Informacionit nuk ben me dije se per cfare spekullimi eshte fjala, me cilet eshte kontaktuar, kunder kujt eshte ankuar etj.

Burime nga shtypi i Shqiperise bejne te ditur se eshte fjala per nje faqe parodi te Keshillit te Ministrave, ku behet humor dhe vihet ne loje presidenti Berisha dhe ministrat e qeverise Berisha.

Ne gjithe faqen eshte e dukshme parodia dhe eshte e qarte se nuk kemi te bejme me asnje lloj spekullimi apo fallsifikimi. Faqe te tilla parodi ekzistojne pothuajse per te gjitha qeverite duke perfshire edhe qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Deri pak kohe me pare ekzistonte faqja www.whitehouse.com , e cila  ishte nje faqe pornorgrafike e cila vitet e fundit eshte  blere nga nje grup qe e perdor per qellime politike,por qe e deklaron se nuk ka lidhje me qeverine amerikane.

Eshte hera e pare qe kercenohet me ndjekje ligjore nje krijim parodi ne Internet

Faqja parodi per qeverine e shqiperise mund te shihet ne adresen

http://www.keshilliministrave.org

Komente (1 vendosur):

osama barak ne 06 May, 2008 01:33:04
avatar
Nuk e dija qe qeveria shqiptare paska turp po te perfaqsohet ne kete menyre.Nuk po kuptoj nese ndertesa e renuar me Berishen ne balle eshte "kishe apo xhami" dhe perse po e ruan ushtari Berisha.Mos eshte ne zbor gje?
Pastaj cfare faqe do ti nxihet qeverise shqiptare kur te tere e dine qe ajo nuk eshte e bardhe. Do habitem po mos te haje plumbin ndonje nga botuesit!

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0