Faqja e Pare | Shqiperia | Minxhozi leter Ministres se Jashtme te Zvicres, Calmy-Rei: Pohimet e Del Pontes me sfond personal

Minxhozi leter Ministres se Jashtme te Zvicres, Calmy-Rei: Pohimet e Del Pontes me sfond personal

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Qemal Mixhozi, deputet i PS per zonen e Matit

Deputetit i PSSH, që përfaqëson në Kuvend zonën e Matit, Qemal Minxhozi i ka dërguar një letër Ministres së Jashtme të Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rei, ku ndër të tjera shkruan se pohimet e Del Pontes, nuk janë as të vërteta madje cenojnë traditat e zonës. Minxhozi në letrën e tij sqaron se ato c’ka ka shkruar Del Ponte në librin e saj nuk përputhen me atë frymë mikëpritjeje dhe solidariteti të zonës së Matit në vitet 99.

Më poshtë teksti i letrës
 

E nderuar Shkëlqesi Micheline Calmy-Rei, 

Me lejoni të shpreh me anë të kësaj letre konsideratën time të lartë për Ju personalisht dhe për vendi Tuaj mik. Zvicra dhe Shqipëria janë dy vende që ndajnë një traditë të gjatë bashkëpunimi e miqësie të sinqertë, çka kam pasur rastin dhe nderin ta provoj edhe gjatë ushtrimit të detyrës së diplomatit dhe ambasadorit.

Duke shpresuar të mos marr kohën Tuaj të vyer, më lejoni t’Ju informoj lidhur një problem që ka lindur së fundi, me disa pretendime të zonjës Carla Del Ponte, ambasadore e Konfederatës Zvicerane në Argjentinë, që lidhen me detyrën paraprake që ajo ka ushtruar, si Kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Zonja Del Ponte pretendon në librin e saj “Gjuetia”, se në rajonin e Matit në Shqipëri, deputet i të cilit jam në Kuvendin e Shqipërisë, janë mbajtur të izoluar dhe janë përdorur për transplantime organesh, disa qindra ushtare serbe, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.  

Ky është një pohim i rëndë, i pabazuar në fakte dhe denigrues për banorët e zonës së Matit, por edhe për imazhin e Shqipërisë dhe rolin që ajo ka luajtur gjatë konfliktit në fjalë, duke pritur rreth një milion banorë të shpërngulur me forcë nga Kosova, për shkak të represionit dhe pastrimit etnik serb aty.  

Për këto arsye, më lejoni të sjell në vëmendjen Tuaj faktin se ky është një episod që nuk i ndihmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Në këtë kontekst, dëshiroj të besoj se pohimet e zonjës Del Ponte do të mbeten një episod i pakëndshëm, i izoluar e me sfond personal. Jam mëse i bindur se vizioni Juaj dhe i qeverisë Tuaj rreth këtij problemi, nuk përkon aspak me aludimet e ambasadores Del Ponte.

Më lejoni edhe një herë, zonja ministre, t’Ju shpreh sigurimet e konsideratës time më të lartë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0