Faqja e Pare | Shqiperia | Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot kujtimin e veprës heroike të Dëshmorëve të Kombit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot kujtimin e veprës heroike të Dëshmorëve të Kombit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Topi duke bere homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit

 Me rastin e 5 Majit, Ditës së nderimit më të thellë për të rënët e kombit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi bëri homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit”. Në nderim të veprës së tyre heroike është zhvilluar ceremonia zyrtare përkujtimore, që më pas është shoqëruar me vendosjen e kurorës nga ana e Kreut të Shtetit pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

“Natyrisht, kjo ditë është një ditë e shënuar, është një simbolikë e qëndresës dhe e vetëmohimit për interesa të mëdha kombëtare. Kjo është arsyeja që ne e respektojmë shumë këtë ditë, të gjithë së bashku për të projektuar një Shqipëri moderne, e cila ngrihet në radhë të parë mbi sakrificat e këtyre njerëzve që nderojmë sot”, - është shprehur Presidenti Topi gjatë një prononcimi për mediat e pranishme.

Më pas, Presidenti Topi bëri vizita në familjen e martirit të demokracisë, Azem Hajdari, në familjen e dëshmorit të rënë në luftë kundër pushtuesve fashistë më 7 prill, 1939, Mujo Ulqinakut dhe në familjen e Skerdilajd Llagamit, i rënë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, duke qenë një nga luftëtarët e UÇK-së.

Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, Presidenti Topi vlerësoi aktin e pashembullt të sakrifikimit sublim për liri e për atdhe, dhe u shpreh se duke përkujtuar veprën e tyre heroike mbahet gjallë jo vetëm kujtimi i martirëve, të cilët nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit, por edhe ngrihen në piedestal sakrificat dhe vlerat e atdhedashurisë e dinjitetit njerëzor të kombit shqiptar.

Komente (6 vendosur):

Vjollca Selami ne 05 May, 2008 11:32:48
avatar
Eshte nje gje e mire qe presidenti Topi shkoi dhe vendosi nje kurore me lule ne varrezat e Deshmoreve te Kombit. Ata qe dhane jeten per Shqiperine, pavaresisht se me cfare tesere partie ishin , jane njerezit qe kane bere kete komb. Dita e pese majit lidhet me emrin e Qemal Stafes, komunist dhe patriot i madh shqiptar. Qemal Stafa eshte njeri nga organizatoret dhe themeluesit e Partise Komuniste te Shqiperise, udheheqesi i Rinise Komuniste dhe nje nga organizatoret me te spikatur te Rezistences antifashiste nacional- clirimtare shqiptare qe dha jeten me arme ne dore kunder pushtuesve fashiste italiane dhe bashkepunetoreve te tyre vendas.Lavdi Deshmoreve te Atdheut!
Eshte mire qe presidenti Topi shkoi dhe vensosi nje kurore ne varrin e te reneve per liri. Ky eshte nje reflektim mbi disa parime te shtremberuara mbi te cilin e shikon historine Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha i cili ka arritur te deklaroi edhe publikisht se " Ne ( PD ) do te kemi deshmoret tane.
Deshmoret jane te shqiperise. Te cdo kohe: edhe ata te Luftes se Vlores, edhe ata te luftes Nacional Clirimtare . Aq me teper keta te fundit, qe per here te pare ne Histori e renditen Shqiperine e vogel perkrah aleateve te medhenj sic ishin Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Anglise e Frances, gjithe vendeve demokratike te botes
B92-aga KRITIKANI ne 05 May, 2008 11:59:20
avatar
LAVDI
denis fisheku ne 05 May, 2008 12:03:51
avatar
vjollca selami:paske ikur per lesh moj goce komunizmi ishte gjeja me e tmerrshme qe ka pare njerzimi ne hstorine e vet dhe ti shifesh qe nuk dine as se cfare thua na e bere bashkimin sovjetik vend demokratik dhe e barazon me ameriken bashkimi sovjetik nuk ka asgje te perbashket me vendet demokratike stalini vrau mbi 20milion njerez ky eshte bashkimi sovjetik dhe partia komuniste me dullen ne krye vrau 3here meshume njerez se sa u vrane ne liften Nacional Clirimtare
Vjollca Selami ne 05 May, 2008 12:28:43
avatar
Duke lexuar nivelin dhe gjuhen e komenteve te Denis Fishekut vendosa njehere te mos kthej pergjigje, por thjesht per respekt te te tjereve po shkruaj se D. Fisheku nuk e pa lexuar me koke komentin tim. Ai s'kishte te bente me komunizmin apo jo, por me Deshmoret e Lirise te cilet duhen nderuar dhe respektuar ne jete te jeteve pavaresisht se cfare tesere kane patur ne xhep. Por megjithate, sa per dijeni te Fishekut, 20 milion eshte numuri i ruseve te rene ne beteja kunder nazizmit ne luften e dyte boterore. Dhe prape sa per dijeni te fishekut: kontributi rus ne shkaterrimin e murtajes nazifashiste eshte shume i madh.
Por le t'i leme ruset ne punet e tyre dhe te shohim hallet tona. Sic thote edhe shkrimi i mesiperm, Presidenti Topi vlerësoi aktin e pashembullt të sakrifikimit sublim pë* liri e pë* atdhe, dhe u shpreh se duke përkujtuar veprën e tyre heroike mbahet gjallë jo vetëm kujtimi i martirëve, të cilët nuk kursyen as jetën pë* lirinë e vendit, por edhe ngrihen në piedestal sakrificat dhe vlerat e atdhedashurisë e dinjitetit njerëzor të kombit shqiptar
denis fisheku ne 05 May, 2008 02:26:04
avatar
vjollca tashi na mbushe mendjen ti stalini ka qene diktatori me i madhe dhe dulla enveri bashke me te po ata qe i vrau enveri vfare jane apo skane qene djem nenash ata enveri vra 3 here me shume shqiptare se sa u vrane ne lufte dhe nuk askush nuk e din numrin e vertet se sa ane vrare ne lufte keshtu qe ti shife qe je vajze komunisti mbase e nga skrapari sips komenteve qe jep ketu dhe lere mos na trego per komente se kur lexoj komentet tua me vjen te vjelli ti qenke si lenka quko
ervis - ne 06 May, 2008 08:10:04
avatar
ku e keni mendjen edhe ju re te partit.mjer ata qe iken,po partit jan si puna e kurvave qihen sa qihen mbushin xhepat edhe ikin

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00