24 ore lajme: 5 Maji, dita per te kujtuar ata qe rane per idealet e lirise, barazise, vllazerimit 5 Maji, dita per te kujtuar ata qe rane per idealet e lirise, barazise, vllazerimit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 05 May, 2008 01:52:00 Me rastin e ditës së 5 Majit, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe një grup deputetësh, kryen sot homazhet në varrezat e dëshmorëve. I shoqëruar nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, shefi i opozitës vendosi kurorë me lule te busti i “Nënës Shqipëri”. Pas ceremonisë së rastit dhe himnit kombëtar, Edi Rama u shpreh për mediat: “Kjo është dita për të kujtuar ata që ranë për idealet e lirisë, barazisë, vllazërimit. Njëkohësisht është dita për të nënvizuar vullnetin që këto ideale të mbeten pjesë dhe arsye e angazhimit të përditshëm, në mënyrë që çdo njeri të jetë i lirë, në mënyrë që për çdo njeri të ketë barazi mundësish dhe shansesh, në mënyrë që çdo njeri në nevojë të ketë solidaritetin vllazëror të Shqipërisë.”