Ish presidenti Meidani shprehet kunder ndryshimeve kushtetuese
Sipas Meidanit, duhet bërë një dallim i parë i këtyre ndryshimeve kushtetuese; pra ato që lidhen me reformën zgjedhore, me sistemin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me institucionet kryesore të shtetit. Ish-presidenti tha se ishte një diskutim i gjatë në komisione parlamentare, i pasuksesshëm, i shtyrë dhe së fundmi u arrit një farë mirëkuptimi midis palëve. "Por ky reformim i sistemit politik nuk kishte miratimin e të gjitha partive politike -vë në dukje Meidani- dhe këtu shikoj një ngërç në jetën politike të vendit". Ai shpjegon se nuk mund të thuhet që sistemi proporcional nuk është demokratik dhe në gjykimin e tij sistemi që i afrohet më shumë këtij zhvillimi demokratik në kushtet e sotme shqiptare është ose sistemi i pastër proporcional, ose sistemi real kushtetues.
Lidhur me sistemin real kushtetues, Meidani i mëshoi faktit se ai provën nuk e ka pasur të plotë, as në vitin 2001 për shkak të gabimeve të KQZ-së dhe Gjykatës Kushtetuese, as më 2005, aty ku u prodhua një nga ngërçet më të mëdha, duke mos iu përgjigjur votës së dhënë popullore. Meidani u shpreh se ngërçi apo prirja e dy partive të mëdha ishte për të ngushtuar ose reduktuar hapësirat e partive të vogla dhe për t‘i eliminuar ato. Ai shtron pyetjen nëse ishin pjekur kushtet për të tilla ndërhyrje. "Në gjykimin tim -vijon Meidani- ky ishte një veprim i nxituar, i ngutur. Pra, ngërçi është që në këtë reformë nuk morën pjesë edhe partitë e tjera dhe normalisht në reforma zgjedhore duhet dëgjuar zëri i të gjitha forcave politike". Ish-kreu i shtetit vazhdon të shpresojë se edhe me këtë sistem të miratuar mund të arrihet një farë konsensusi përmes një korrigjimi në rang kombëtar të proporcionalit rajonal. Pra, për një numër të caktuar deputetësh apo vendesh në Parlament të bëhet korrigjimi në rang kombëtar dhe kjo mund të ketë edhe miratimin e partive të vogla.
Për të vijuar me ndryshimet e tjera kushtetuese, Meidani i quan fare hapur se ishin tejet të ngutura, prekën shtyllat kryesore të Kushtetutës së miratuar me referendum popullor. Sipas tij, e pakta është që ato parti që bënë këtë ndryshim të shpejtë ta hedhin me dëshirën e tyre në referendum këtë paketë ndryshimesh, për të marrë miratimin popullor, pasi nuk janë ndërhyrje si ato të para disa muajve për ta kaluar KQZ-në nga 7 në 9 anëtarë. Në gjykimin e Meidanit janë ndryshime që prekin gjithë frymën, fizionominë e Kushtetutës së miratuar me referendum popullor. "Ky është një veprim që dobëson institucionin e kryetarit të shtetit dhe, nëpërmjet tij, edhe ndikimin në institucionet e tjera të pavarura", tha ai. Madje, Meidani nuk nguron të shtojë se këto ndryshime të thella në Kushtetutën e vendit i japin më shumë se sa duhet kontroll Kryeministrit, mbi një mazhorancë parlamentare. Nga ana tjetër, ajo që duket se i ka bërë më shumë përshtypje njeriut që aktualisht gjendet pranë PS-së, është pyetja se pse u bënë këto ndryshime. Meidani ende nuk e ka kuptuar në ishin pikërisht këto nene që kishin penguar ecjen përpara dhe, nëse ndryshimi i tyre do të sjellë zhbllokim të situatës.
Pyetjes nëse e gjitha kjo i duket apo jo si një pazar i thjeshtë i dyshes Rama-Berisha, Meidani iu përgjigj: "Jam munduar të gjej të gjitha variantet dhe shpjegimet, por nuk e kam gjetur dot një të tillë. Sepse, nëse PS dëshironte një frymë popullore ndryshimesh, mund ta gjente veten shumë mirë në një sistem proporcional të pastër. Ndoshta mund të ketë edhe pazar, që do miratohej sistemi rajonal si fillim dhe pastaj të bëheshin lëshime në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, vijon arsyetimin Meidani, por nuk e kuptoj leverdinë e PS-së, ose duke e shtrirë më gjerë për të majtën shqiptare". Dhe sipas tij, arsyeja është e thjeshtë, sepse rajonali, pavarësisht se bën eliminimin apo ngjeshjen e partive të vogla, afron rezultatin midis dy grupimeve të mëdha. Meidani vë në dukje disa llogari, duke theksuar se nuk duhet të mendohet që mund të arrihen diferenca me 10 vende në parlament. "Ndryshimet mund të jenë 72 me 98, 69 me 71, maksimalisht mund të shkojë 65 me 75. Me shumë probabilitet, nëse votat do të anojnë majtas, çelësi për bërjen e qeverisë mund të jetë LSI-ja, kalkulon profesori i shkencave ekzakte. Atëherë, duke iu referuar Meidanit, krijohet një përplasje me LSI-në dhe ndërkohë vota për krijimin e qeverisë do të komandohet nga LSI-ja. Së fundmi, Meidani konkludon se duke bërë një analizë, e ka të pamundur të gjejë arsyetimin optimal për një zgjedhje të tillë të PS-së.
Më tej, ish-presidentit iu kërkua mendimi edhe lidhur me faktin nëse Rama po imiton modelin ‘Veltroni‘, i cili nxori jashtë të gjitha partitë politike të tjera të spektrit të majtë, por në fund humbi i vetëm përballë Berluskonit. Për të, natyrisht që Rama i referohet aty-këtu modelit ‘Veltroni‘, në ndonjë intervistë, apo në terminologjinë e përdorur gjatë takimeve me elektoratin në zona të ndryshme të Shqipërisë. Sipas Meidanit, kuptohet që nëse Veltroni do të kishte fituar, do të kishte më shumë garanci edhe z.Rama, por nga ana tjetër, shton ai, "do thosha që nuk janë pjekur kushtet për këtë lloj teknologjie, dhe ashtu siç dështoi Veltroni, mund të dështojë edhe ndonjë forcë tjetër që përpiqet ta imitojë atë.
Shtrirjen e efekteve të këtyre ndryshimeve Meidani e sheh shumë të mundshme të pasqyrohet normalisht në dëmtimin e formacionit tjetër të majtë. Por nëpërmjet kësaj humbjeje vote, në gjykimin e profesorit do të dëmtohet e gjithë e majta shqiptare në përfaqësimin e saj parlamentar. Në vazhdim, Meidani theksoi se kur dëmtohet një përfaqësim parlamentar, qoftë forca në pushtet, qoftë ajo në opozitë, humbasin balancat demokratike brenda Parlamentit, fillon përdoret shumë më shumë kartoni jeshil i asaj shumice parlamentare, pra dëmtohen zhvillimet demokratike, si edhe ato social-ekonomike.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj