24 ore lajme: Nexhmije Hoxha ne nje interviste ne Financial Times: Shqiperia duhet te shkoje drejt perendimit, Bashkimit Europian dhe NATO-s Nexhmije Hoxha ne nje interviste ne Financial Times: Shqiperia duhet te shkoje drejt perendimit, Bashkimit Europian dhe NATO-s ================================================================================ Nerim Hope on 30 March, 2008 02:54:00 E veja e diktatorit stalinist te Shqiperise- e cila i ndjek marredheniet nderkombetare duke pare televizionin satelitor dhe duke lexuar Le Monde- thote se ajo shpreson se vendi do ta marre ftesen per t'u anetaresuar ne NATO ne Samitin qe fillon ne Bukuresht te Rumanise kete te merkure. Kthesa e Nexhmije Hoxhes duket e pabesueshme pernje grua qe ka qene drejtoreshe e Institutit te Studimeve Marksiste Leniniste, dhe ka qene mbeshtetese e flakte e bashkeshoritt te saj ne politika e tij ekstreme. Pas shkeputjes se marredhenieve me Bashkimin Sovjetik dhe me vone me Kinen , Shqiperia ndoqi rrugen e veteizolimit gjate sundimit 40 vjecar te Enver Hoxhes i cili konsiderohet nga me te ashperit ne gjithe Evropen Lindore. Tashti qe i ka mbushir te 88, zonjes Hoxha i eshte ngjirrur dhe holluar zeri , por mesazhi eshte i qarte: "Eksperienca ime e tregon qarte se eshte shume veshtire per vendet e vegjel te mbijet ojne. Pra e deshiron apo je, vendi i vogel duhet te pranoje mbeshtetjen e nje fuqije te madhe" thote ajo per intervisten per Financial Times. "Shqiperia duhet te ece ne drejtimin perendimor ne drejtim te NATO-s dhe Bashkimit Europian thote ajo- Une mendoj se ne e meritojme ftesen per ne NATO dhe nuk ka asnje dyshim qe do te jemi aleate te besueshem"