24 ore lajme: Levizja Mjaft proteston perpara kryeministrise dhe stampon fytyren e Berishes ne leter higjenike Levizja Mjaft proteston perpara kryeministrise dhe stampon fytyren e Berishes ne leter higjenike ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 29 March, 2008 11:38:00 Aktivistet e Levizjes “MJAFT” kane protestuar sot para kryeministrise duke reaguar ndaj qendrimit te kryeministrit ne lidhje me shkrimin e “New York Times” ne lidhje me trafikun e armeve. Ata mbuluan sot nje peme te Kryeministrise me leter higjenike ne te cilen ishte stampuar fytyra e Kryeministrit. Ne kete menyre ata ironizuan ate qe Berisha i deklaroi opozites ne Kuvend, qe gazeten “New York Times” ta perdornin si leter higjenike. “Ne ndihemi te fyer nga ky person i papergjegjshem, nga fjalori dhe veprimet e tij para dhe pas tragjedise se Gerdecit”, tha Arber Zaimi, aktivist i Levizjes “MJAFT”. “Ne nuk e njohim fare kete njeri per kryeminister, i cili nuk ka me cipe e turp as nga ato qe thote e ben vete ne syte e gjithe botes”, shtoi me tej Zaimi. Seanca e para dy diteve ne Kuvend u zhvillua me debate te ashpra per tragjedine e Gerdecit, pas lajmeve te botuara ate dite ne gazeten “New York Times”. “Mbajini per leter higjenike ato”, u tha Berisha deputeteve te opozites per faktet e publikuara nga gazeta prestigjoze amerikane.