Faqja e Pare | Shqiperia | Levizja Mjaft proteston perpara kryeministrise dhe stampon fytyren e Berishes ne leter higjenike

Levizja Mjaft proteston perpara kryeministrise dhe stampon fytyren e Berishes ne leter higjenike

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Aktivistet e Levizjes “MJAFT” kane protestuar sot para kryeministrise duke reaguar ndaj qendrimit te kryeministrit ne lidhje me shkrimin e “New York Times” ne lidhje me trafikun e armeve. Ata mbuluan sot nje peme te Kryeministrise me leter higjenike ne te cilen ishte stampuar fytyra e Kryeministrit. Ne kete menyre ata ironizuan ate qe Berisha i deklaroi opozites ne Kuvend, qe gazeten “New York Times” ta perdornin si leter higjenike.
“Ne ndihemi te fyer nga ky person i papergjegjshem, nga fjalori dhe veprimet e tij para dhe pas tragjedise se Gerdecit”, tha Arber Zaimi, aktivist i Levizjes “MJAFT”.  “Ne nuk e njohim fare kete njeri per kryeminister, i cili nuk ka me cipe e turp as nga ato qe thote e ben vete ne syte e gjithe botes”, shtoi me tej Zaimi.
Seanca e para dy diteve ne Kuvend u zhvillua me debate te ashpra per tragjedine e Gerdecit, pas lajmeve te botuara ate dite ne gazeten “New York Times”. “Mbajini per leter higjenike ato”, u tha Berisha deputeteve te opozites per faktet e publikuara nga gazeta prestigjoze amerikane.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
2.00