24 ore lajme: Ambasadori amerikan: Opozita po shikon Interesat Kombetare Ambasadori amerikan: Opozita po shikon Interesat Kombetare ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 28 March, 2008 06:06:00 Ambasadori amerikan ne Shqiperi John Withers eshte shprehur i bindur sot se Shqiperia do te marre ftesen ne NATO gjate Samitit te Bukureshtit qe pritet te mbahet ne prill te këtij viti. Gjate takimit te perfaqesuesve te opozites me ambasadore te NATO-s, ambasadori amerikan ka pershendetur kontributin e opozites ne politike dhe perspektivave te saj per integrimin ne strukturat euro-atlantike. Withers sqaroi se kur Shqiperia te marre ftesen ne NATO, SHBA do ta shohe kete si arritje jo te nje grupi te caktuar politik, por si nje arritje te nje udheheqesie te Shqiperise dhe te nje populli te tere. ”Eshte e rendesishme ftesa e Shqiperise ne NATO. Mund te jeni informuar dje se Presidenti Bush shprehu vendimin e tij se do te ndihmoje vendet e Kartes se Adriatikut mes tyre dhe Shqiperine per ftesen ne NATO. Shpresojme qe kjo te behet realitet ne ditet qe vijne. Rol te rendesishem per ardhjen e kesaj ftese qe shpresoj se do te ndodhe ka luajtur dhe PS ne opozite. Qeveria ime nuk do ta shohe kete vetem si nje tregues te nje grupi vetem, por do ta shohe si nje arritje te udheheqesise se Shqiperise si nje e tere, si nje arritje e popullit shqiptar” , tha Withers. Ambasadori pershendeti keshtu debatin politik ne vend qe pavarësisht situates se komplikuar qe po kalon, ka vene ne interes te pare, interesat e vendit duke i patur ato si prioritet dhe jo interesat politike. Une e konsideroj kete veprim kurajo politike dhe jo vetem te tille, qe keni ruajtur te gjalle kete perspektive ne keto momente te komplikuara. Vendosja e interesave te medha te Shqiperise dhe shqiptare, vendosja prioritare e ketyre interesave une i pershendes te gjitha. Duke iu referuar ngjarjes ne Gerdec, ambasadori amerikan shprehu keqardhje dhe e cilësoi ate si nje incident duke shprehur deshiren qe ti gjendet fundi këtij incidenti. “Tragjedia ne Gerdec ka prekur gjithe qytetaret e ketij vendi dhe ne, miqve te ketij vendi. Ndajme me ju deshiren per t'i gjetur fundit këtij incidenti”, tha Withers.