Kryeministri Berisha reagon edhe zyrtarisht per artikullin e gazetes New York Times
Pasi e cilesoi ne seancen e djashme te parlamentit shkrimin e botuar ne gazeten "New York Times" si " leter higjenike" kryeministri Sali Berisha me anen e zedhenes se tij beri nje terheqje dje ne mbremnje dhe nxori nje deklarate shpjeguese ku mohon akuzat per trafik dhe korrupsion dhe perfshirjen e tij apo te djalit te tij ne trafiqe te kesaj natyre.
Lidhur me artikullin e botuar në gazetën New York Times, Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha sqaron: Siç pohon edhe artikulli i gazetës, Kompania AEY inc ka lidhur një kontratë me Komandën e Bashkuar te Municioneve te Ushtrisë Amerikane, për të blerë municione për në Afganistan nga Shqipëria dhe vende të tjera. Më datë 17 prill 2007, kompania AEY inc i ka dhënë plotfuqinë për blerjen dhe transportin e municioneve nga Shqipëria, nga ndërmarrja MECO, Kompanisë EVDIN me qendër në Larnaka të Qipros. Kryeministri Berisha nuk ka marrë asnjë ankesë nga asnjë qytetar dhe nga asnjë firmë për këtë prokurim. Kryeministri Berisha dhe djali i tij nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjë implikim në asnjë lloj kontrate të kësaj shitjeje. Djali i Kryeministrit Berisha është takuar muaj më parë me Kosta Trebickën me kërkesën e këtij të fundit. Kosta Trebicka ka pyetur djalin e Kryeministrit nëse ai ishte i përfshirë në caktimin e bashkëpuntorit shqiptar nga Kompania Amerikane, siç pretendonte Diveroli. Në këtë takim, djali i Kryeministrit Berisha ka mohuar kategorikisht të ketë dijeni apo lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar ballafaqim me sipërmarrësin amerikan. Përsa i përket bisedës telefonike të Efraim Diverolit me Kosta Trebickën ku pretendohet se në këtë çështje është i implikuar edhe Kryeministri dhe djali i tij, Kryeministri Berisha e konsideron një trillim të mirëfilltë dhe autorizon Gazetën New York Times dhe cilëndo gazetë tjetër, që të publikojë çdo fakt që mund të provojë lidhjen e Kryeministrit apo të djalit të tij në këtë aferë. Ndërkohë, Kryeministri informon opinionin publik se qeveria shqiptare është e vendosur të vazhdojë luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe se një hetim i plotë mbi këtë çështje është në vazhdim nga istitucionet kompetente shqiptare. Ky hetim do të shqyrtojë të gjitha aspektet e kësaj afere, marrdhëniet e të gjithë aktorëve të implikuar në këtë çëhtje, përcaktimin e çdo përgjegjësie eventuale të cilitdo. Rezultatet e këtij hetimi dhe dosja e plotë do të bëhen publike. Qeveria shqiptare është e vendosur të bashkëpunojë me të gjitha agjencitë e huaja që janë të angazhuara apo të interesuara në hetimin e kësaj afere



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj