Hetimi i plote dhe i drejte i tragjedise se Gerdecit eshte Guri i Proves i Prokurorise se Republikes se Shqiperise
Televizioni shqiptar News 24 njofton sot se nje nga prokuroret e grupit qe po heton tragjedine e Gerdecit ka punuar me pare si jurist i kompnaise shteterore te tregtimit te armeve dhe pajisjeve ushtarake MEIKO, kompani kjo qe eshte ne qender te skandalit te shumeperfolur te kontrabandes se armeve dhe te marredhenieve me kompanine private te tragjedise se Gerdecit, dy linja te ndryshme, por qe nderthuren tek e njejta pike MEIKO.
I kontaktuar nga gazetaret prokurori ne fjale theksoi se ligji nuk e ndalon qe ai te jete prokuror i kesaj ceshtje dhe se ai ishte i pavarur dhe se do te bente te pamunduren per te nxjerre te verteten e tragjedise.
Ende nuk ka reagime te tejra nga analiste te pavarur apo nga politika ne lidhje me kete gje, vecse dihet se prokuroria eshte ne qender te vemendjes se opinionit publik dhe se hetimi i plote dhe ne menyre te paanshme i kesaj ngjarjeje teper te rende perben edhe gurin e proves se prokurorise se Shqiperise
Ne ditët e para të kësaj jave do te mberrijne edhe ekspertet e FBI pas miratimit që Zyra Federale Informative e SHBA, FBI, i bëri kërkesës së Prokurores së Republikës Ina Rama, për të ndihmuar hetimet mbi shpërthimin në Gërdec.
Burime nga organi i akuzës thanë se ata do të të ndihmojnë në identifikimin e kufomave, shqyrtimin dhe analizimin e vendit të ngjarjes së rëndë pasi kanë ekspertizë në situata të ngjashme.
Një fushë tjetër që SHBA pritet të japin në hetime kontributin e tyre është edhe informacioni për kompaninë amerikane Southern Ammunition Company, (SAC) që nënshkroi vitin e kaluar një kontratë prej 2 milion e 200 mijë dollarësh me Mnistrinë ë Mbrojtjes për të çmontuar dhe shkatërruar arsenalin e municioneve të vjetra në Shqipëri. Mediat e pavarura të Tiranës publikuan mbrëmë disa fakte sipas të cilava kjo kompani, në Karolinën e Jugut, merrej me shitblerje biçikletash dhe Shqipëria ishte vendi i parë ku ajo merrte përsipër procesin e shkatërimit të municioneve.
Hetimet për tragjedinë e Gërdecit duket se do të bëhen edhe guri i provës për Prokuroren e re të Republikës, Ina Rama. Presidenti i Republikës Topi, Kryemnistri Berisha, deputetë të djathtë dhe të majtë në opozitë i kanë bërë asaj thirrje të bëjë hetime të pavarura nga politika dhe transparente për të vënë para drejtësisdë ata që mbajnë përgjegjësi ligjore për vdekjen e 22 vetëve në kraterin e shpërthimit, për dëmet e pallogaritshme materiale që pësuan banorët e zonës së Gërdecit, që humbën shtëpintë e tyre dhe gjithshka kishin ngritur me mund.Institucioni i Prokurorisë duhet të punojë në mënyrë shumë të pavarur dhe profesionale tha në mbledhjen e Këshilit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Topi. Të njëjtin apel i drejtoi prokurorisë edhe kryeministrui Sali Berisha i bëj thirrje Prokurorisë, të nxjerrë çdo përgjegjësi ligjore, individuale, më vendosmërinë më të madhe, tha ai dje.
Por opozita dhe opinioni publik e kanë drejtuar gishtin tek vetë kryeministri Berisha si përgjegjësi kryesor i tragjedisë së Gërdecit. Deklarimi me këmbëngulje i kreut te qeverisë së Tiranës se nuk kam patur dijeni për çfarë ndodhte në Gërdec është krejt i pabesueshëm si për opozitën ashtu edhe për opinionin publik. Opozita ka vendosur të radikalizojë gjatë kësaj jave qëndrimin e saj. Ajo ka deklaruar së nëse kryeministri Berisha nuk jep dorëheqjen dhe nëse Prokuroria nuk kërkon heqjen e imunitetit të tij si deputet i Partise Demokratike dhe të ish ministrit të Mbrojtjes Mediu si deputet i Partise Republikan, për t´i hapur rrugën hetimeve të pavarura atëhere opozita do të ndërpresë bashkëpunimin e deritanishëm me maxhorancën për te kryer reformat në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor, kushtet thelbesore të NATO-s dhe BE për avancim të proceseve integruese euro- atlantike.
Kriza politike po troket në Shqipëri. Prokurorja e Republikës Ina Rama, e zgjedhur nga maxhoranca e djathtë në pushtet në fillim të këtij viti është para provës së madhe.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | ||||
| 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
| 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
| 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
| 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj