Ngjela: Kryeministri Berisha duhet të dalë përpara drejtësisë
Avokati dhe deputeti Spartak Ngjela ka kritikuar dje qëndrimin e Kryeministrit Berisha lidhur me tragjedinë e Gërdecit dhe çështjen e trafikimit të armëve drejt Afganistanit. Avokati Ngjela e ka përshëndetur veprimin e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, për të kërkuar ndihmë nga FBI-ja, për shkak se në këtë çështje është involvuar një kompani amerikane. "E vërteta do të dalë. Deri tani ata nuk e kanë në favor të vërtetën, kjo logjikë që them unë është kundër. E djathta duhet të distancohet plotësisht nga një kryetar qeverie që ka krijuar këtë situatë dhe që ka qenë e paralajmëruar. Problemi qëndron se duhet kërkuar hetim ndërkombëtar", tha Ngjela. Sipas tij, nga tragjedia e Gërdecit humbën jetën 30 persona, janë plagosur mbi 200 persona dhe është bërë një dëm ekonomik prej 500 milionë eurosh. "Kryeministri nuk mund ta mbyllë vetëm me një sallë gjyqi, kjo është demokracia. Unë nuk e kuptoj, ky njeri nuk i di këto gjëra. Jeton në një vend që tenton drejt demokracisë, ka ikur koha e histerive jologjike. Nuk mund të jetë më me humbje logjike, kjo është logjika e demokracisë, do shkosh në një sallë gjyqi. Nuk mund të provojë dot askush tjetër pafajësinë tënde përveç gjyqit", tha ai. Ngjela ka kritikuar mënyrën e komunikimit të shefit të qeverisë gjatë ditës së hënë në Kuvend. "Një Kryeministër, në mënyrën sesi fliste Kryeministri dinte çdo gjë, sepse duke mos qenë profesional, nuk sqarohesh dot. Ai me këtë bisedë tregonte se e dinte gjendjen, atëherë pse thotë që se di, ky i di të tëra. ‘Kanë provokuar djalin tim‘, por vetëm një gjë nuk e dinte se kishte një fabrikë. Një burrë shteti që e do popullin e vet, shikon një ngjarje ku është i implikuar familja e tij, ku vriten 100 persona dhe dëmtohet një zonë e tërë", vijoi Ngjela. "Edhe Presidentit, edhe prokurores i kam thënë të kontrollohen kontabilitetet e çmontimit dhe të dorëzimit, ku janë? Atëherë kjo mund të ketë qenë një fabrikë fantazmë, e cila vërtet çmontonte, por më shumë eksportonte. Vinte për t‘u çmontuar, llogaritej si e çmontuar dhe më pas hipej nëpër avionë e shkonte në destinacion për t‘u shitur. Cila mund të jetë arsyeja që mund të jetë fshehur, kjo mund të jetë një arsye shumë e rëndë. Por edhe mund të ketë ndodhur. Sipas arsyes sime profesionale", tha ai. Sipas Ngjelës, kjo çështje ka shumë gjëra të dyshimta brenda. "Është prishur një kontratë me një firmë amerikane, që ka qenë e autorizuar dhe i është dhënë një firme tjetër, e cila nuk është e autorizuar, me konflikt dhe për t‘ia dhënë asaj firme tjetër ka ndërruar sensi i ligjit në Kuvend. Pesë ditë pasi është bërë ligji, ka marrë forcë kompania që ka bërë gjëmën. Janë shumë të rënda. Nuk mund të kalojnë këta me një hetim pa vajtur tek arbitrit. Nga gjykata e rrethit, deri te Gjykata e Lartë. E kanë në interes, edhe nëse janë të pafajshëm, se këtu dy gjëra ka, ose është krijuar nga pakujdesia, ose është krijuar me dashje. Të dyja format janë fajësi", tha ai. Ngjela theksoi se nëse do mund të shkosh të provosh pakujdesinë, por përgjegjësinë penale nuk e mbaron dot me gjithë këtë barrë. Prokuroria ka filluar hetimin. "I kanë hyrë një trafiku armësh që është i kontrolluar me çdo formë. Jemi në një luftë terroriste. Si qenke ti kaq i qetë sa u jep kompanive të pakontrolluara fare shitjen e armëve. Ne nuk e dimë ende në cilin destinacion kanë shkuar armët, nëse i kanë marrë terroristët apo forca që mbrohen nga terrorizmi. Janë shumë gjëra që luajnë në këtë çështje. Nuk mund të flasë një Kryeministër në një mënyrë aq banale sa foli ai", shtoi Ngjela, duke thënë se e djathta duhet të distancohet plotësisht nga një kryetar qeverie që ka krijuar këtë situatë dhe që ka qenë e paralajmëruar.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (15 vendosur):
Boshkojeni te djathten e Shqiperise larg nga Z. Berisha i cili eshte nj nen produkt i regjimit te Hoxhes dhe Alise. Pershendetje nga USA.
Një shits shitkë dreqën:blersi i tha zgjidhma një te mirë.Shitsi ju drejtu të njejtë jan si në fund thesi,si ne krye.Për ta aformu vetën mundohni ta keshni njeri tjetrin...
a po te dhimbset asimilimi i grekve dhe serbeve a.PO ai e majti shqiperine se keta kriminela.PO e di qe ju dhimbsen shkijeve.PO qatate asimilumt sote kinse shqiptare po kritikojne politiken e enveit se jo shqiptari i paster.***** ja ka lujt.
deri dje ngjela i mire patriot.Si kerkon doreheqjen e sali sllobodankes berisha i keq.haj medet per ne sa te bejne patriot menjehere te bejne tradhtare.
Ka kaluar koha kur nji tragjedi mbulohet me nje tjeter püor duhet ecur perpara.
me respekt Musliu
Vendosni komentin tuaj