Faqja e Pare | Shqiperia | Rama: Ne 17.30 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit Marshim i Heshtur per pasigurine e jetes

Rama: Ne 17.30 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit Marshim i Heshtur per pasigurine e jetes

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka ftuar sot te gjithe qytetaret ne marshimin e organizuar ne nder te viktimave te tragjedise se Gerdecit. Lideri socialist ka theksuar se marshimi i sotem, i cili do te behet pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit” do te jete nje marshim I heshtur ku do te mungojne flamujt dhe fjalimet politike. “Sot ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” do te jene qytetaret qe do te flasin ne ecjen e heshtur ne emer te qytetareve qe humben jeten ne Gerdec, ne rruge, ne feste, duke lene pas plage familjare per shkak te nje fatkeqesie qe na rri mbi koke te gjitheve e qe quhet keqqeverisje. Sot eshte dita per te treguar se pavaresisht bindjeve partiake, jemi qytetare te bashkuar kunder politikes se duarve te pista qe vrasin jeten, zhdukin pronen, plagosin shpresat” tha Rama. Sot pasdite në orën pesë e gjysëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit çdo qytetare e qytetar, pavarësisht bindjeve politike e partiake, si prind apo e re dhe i ri, që ndjen dhimbje, indinjatë, nevojë për siguri e për qetësi në atdheun tonë, është i ftuar të marrë pjesë në ecjen homazh në nderim të fëmijëve, grave e burrave, që humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit dhe të dëshmojë, me praninë e tij, nevojën jetike të kësaj shoqërie për sigurinë e jetës, të familjes e të pronës.

Sot pasdite në orën pesë e gjysëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit s’do të jenë partitë politike, por qytetarët, përtej të majtës e të djathtës, që do të flasin me Ecjen e Heshtur në emër të viktimave të Gërdecit e të mijëra viktimave të tjera të mungesës së patolerueshme të sigurisë së jetës e të mungesës së turpshme të shtetit të zhytur në korrupsion, në emër të të gjithë atyre që kanë humbur jetën në rrugë, në punë, në festë, duke lënë pas plagë të rënda familjare jo për shkak të fatkeqësive natyrore po për shkak të një fatkeqësie që na rri mbi kokë të gjithëve e që quhet keqqeverisje.

Sot pasdite në orën pesë e gjysëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit s’do ketë as fjalime e as flamuj partiakë, po zemra qytetarësh të bashkuar kundër një të keqeje të madhe që po gërryen përditë Shqipërinë përmes papërgjegjshmërisë, paaftësisë e korrupsionit të frikshëm të duarve të fëlliqura, të cilat kanë marrë prej popullit votën për të qeverisur të pastra punët e këtij vendi, por, siç na tregon historia e siç na dëshmon kuptimplotë shpërthimi ulëritës i Gërdecit, kanë gatuar me jetë njerëzish të varfër e fëmijësh të pafajshëm, një zullum që mund të na mbysë të gjithëve nëse të gjithë, së bashku, nuk e kthejmë, me forcën e dëshirës për të jetuar e rritur fëmijët tanë në një atdhe të sigurtë, këtë faqe të zezë të historisë sonë. 

Sot pasdite në orën pesë e gjysëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit një Shqipëri tjetër, Shqipëria e njerëzve të ndershëm të punës e të sakrificave, qofshin socialistë, demokratë apo pa parti, Shqipëria e nënave e baballarëve që duan siguri e arsimim për fëmijët e tyre, punë e qetësi për familjet e tyre, shpresë e ardhmëri për vendin ku jetojnë, Shqipëria e të rejave e të rinjve të kërcënuar nga pasiguria e papunësia në një atdhe të kapur peng nga duart e zullumit, Shqipëria e të drejtës së jetës, së shkollës, së punës, Shqipëria e barazisë para ligjit, e të drejtës së informimit, e aspiratës europiane, do të ecë e bashkuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të dëshmuar se dëshiron me forcë të jetojë, të mësojë, të punojë e gëzojë në paqe ditëlindjet e fëmijëve.

Sot është dita për të treguar se përpara se të jemi socialistë, demokratë apo çfarëdoqoftë përkatësie partiake jemi qytetarë të bashkuar kundër politikës së duarve të pista që vrasin jetën, zhdukin pronën, varrosin shpresën.

Si qytetar jo si politikan, si prind jo si kryetar partie, në mbrojtje të jetës dhe në emër të së drejtës së çdo shqiptareje e shqiptari për të jetuar i lirë e i sigurt në atdheun e tij, unë do të jem sot në orën pesë e gjysëm bashkë me të tjerët, njësoj si të tjerët.

Komente (9 vendosur):

katunari ne 21 March, 2008 10:08:31
avatar
RRAAMM
MUSHKU,GOMARI,SHQIPTARI,RRAAMMA.
I KAN VESHET E NJEJT
kofsh ,oooooooo rrrrrrrrraaaammmmm
PROKURORI ne 21 March, 2008 10:28:13
avatar
kush do te pergjigjet per 1997 dhe gjithe ato "fatkeqsi" qe ndodhen dhe pasuan pastaj.
Nexhat ne 21 March, 2008 10:39:25
avatar
O zotri Edi Rama nuk eshte e mire te perdorni nje fatkeqsi per perfitimet e juaja politike me vjen shume keq per banoret qe humben te dashurit e vet ngushllime nga zemra,ndersa ju zotri Rama duhet me shume te merreni me shendetin e te lenduarve se sa mundoheni te fitoni poena politike ju zotri per mendimin tim nuk duhet ne asnje menyre te merreni me politike se jeni njeri shume i paafte. Kosovari nga Amerika. Ju deshiroj te gjithe te lenduarve sherim te shpejt e ju zotri protestoni e mos u ndalni marre te ju vije.
Kosovari ne 21 March, 2008 02:07:52
avatar
O ju pjella të zojvë,grek e shkive.Ju jeni ata që beni kto tragjedi,everteta del sod apo neser.Ngushllime nga zemra o KOMBI IM I DASHUR mbahuni.Deshet apo nuk deshet KOMBI SHQIPTAR do të bashkohtë shqip folsit dhë zogjet shki e grek dotë zhgnjehn,të gjith ata qëtë prkrahin janë osë tradhtar osë budall.DO ti kalojm edhe kto të kqia që po na ndodhin,por juve o të mbrapsht dotë ju mbet në fytë edhë uji...JU DUA SHUMË KOMBI IMË SHQIPTAR.Mos ndegjoni kësi njërz që jan të bejn vetëm të zeza...
Taraku 2 ne 21 March, 2008 02:29:38
avatar
Zoti Matrapaz dhe kriminel i nderuar,HOMOSEKSUAL numer1.Prap deshironi ta djegni dhe ta shkrumboni NENE SHQIPERIN!.SE per ju nuk ka vler shqipetari,se ju jeni sherbetor.Apo i zbatoni URDHERAT QE JU DIKTOJEN BOSSAT.Kesaje radhe me perpikmeri e arritet qellimin,qe e kan pergadit KUZHINAT GREKE RUSE DHE SERBE.Ju lumt.Por mos harron se nji dite do te ju HASE SHARRA NE GOZHDE.PER KRIMINELET EDI RAMA dhe ILIR META E SKENDER GJINUSHIN DHE SHERBETORT E TJER....MOS LUNI ME ZJARRE SE VETE DO TE KALLI DHE SHUM KEQ DOTE DJEGI.AI QE LUAN ME ZJARRE VET DO TE DJEGET.
Shkelqimi Mancester UK ne 21 March, 2008 03:07:39
avatar
TArakut i shkon gjuha ku idhemb dhembi...I duket atij se Z. kryeminister(une nuk fyej) eshte ne rrezik...Duke ofendu te gjithe te tjeret per te mbrojt komandantin-baben etij.te tjeret jane armiq te partise(tij)dhe te popullit?!?!Agjent....Njesoj si Komunistet me yll ne ball per kom.e tyne.I pa turp ipa ditun egersine ne erresin(per me ngrene ndonje gja ) e ka humb kontrollin se ka frike se baba po i iken..O i gjore..jep nje mendim ,mbroje ate qe mendon..por ndryshe..Mendoj dhe te siguroj se Kryeministri edhe kesaj rradhe do tja dalin ...mos ki frige...Ka pervoje dhe i ka marre 'masat' me kohe..prokurori..gjykatat..presidenti...Mund te thuhet deri kure ..?!?!?!!!!
Taraku 2 ne 21 March, 2008 04:02:07
avatar
Zotri i nderuar Shkelqim mos jeni HOMOSEKSUAL apo kriminel,ai qe e mbeshtet krimin esht KRIMINEL.Nese e don Edin Ramen bene Krushk dergoje te shtepija.Por JO Ta shkatrroni NENE SHQIPERIN.Zoteri sa PO JU PAGUAJEN PER TA MBROJTUR BOSIN.MOS je sherbetor i sigurimit sekret te GREKUT APO I SERBIT ORE I GJOR.
tony ne 21 March, 2008 08:20:40
avatar
O injoranta o fshatear e maloke a e kuptoni se cfar flisni??
Berisha ju vrau per 1.800 000 dollare e idjote
pushoni e lironi token ne qofte se smerrni vesh se cfar behet.
apo doni te ikni per lesh sic iken gjith ata fshatare ne gerdec?
gaspri ne 22 March, 2008 04:51:45
avatar
a te lumte goja mor bilbil.TI JUA DIKE GJUHEN KTYNE.PO NA VRASIN VELLA PO NA PINE GJAKUN,PO BEJNE KARRIERE ME VOTEN E VIRTYTIN TONE PO BEJNE TREGTI ME GJAKUN TONE I CILE SOT PER SOT ESHTE ME I LIRI PAS ATIJ IRAKEN POR,TONIN PO NA E SHESIN TONET ATO QE I THOJN VETES SHQIPETAR E BIJ SHQIPETARESH.PO KUJT TI FLASESH KU POPULL A MSU ME DAJAK PRANDAJ SI BEN PERSHTYPJE.NE JAPONU RA NJE URE E KRYEMINISTRI DHA DORHEQJEN QE ESHTE SHTETI 2 NE BOTE PO SALA E JEP VETEM KUR TE ZHDUKEQ QYTETE SE FSHETRA S'KENA SHANC.TE LENDUARVE NGUSHELLIME.POPULL HAPNI SYTE SE PO U HAJN MAS SHPINE SKAM CA TJU THEM.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00